Shqip
Diskutim i argumentuar në demokraci
Liria e të shprehurit është bazë për demokraci të shëndoshë. Që të mund demokracia të ekzistojë, qytetarët patjetër duhet të dinë sesi t’i shprehin dhe shkëmbejnë idetë mes vete si dhe me përfaqësuesit e tyre në qeveri. Liria e të shprehurit mundëson të dëgjohen dhe të kuptohen këndvështrimet e kundërta. Diskutimi i argumentuar lidhur me ato qëndrime mund t’iu ndihmojë qytetarëve të sjellin vendime më të mira.
Çka është diskutimi i argumentuar?
Diskutim i argumentuar (diskutimi kuptimplotë) është shkëmbim i drejtuar i ideve dhe analizë e argumenteve që realizohet me qëllim që të merret ndonjë vendim.